Lokale - eSIMy

Një segment i rrugës së qendrës në Podujevë është mbyllur për qarkullim të veturave, njofton Llapi.info

Mbyllja e një segmenti në rrugën “Zahir Pajaziti” dhe disa rrugëve tjera, është bërë pasi që kanë filluar punimet në realizimin projektit “Ndërtimi i Bulevardit dhe Sheshit të Dëshmorëve në qytet” (ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik).

“Me qëllim të kryerjes së punimeve të kësaj faze sipas dinamikës së paraparë, Komuna ka marrë vendim që në periudhën kohore nga data 22.11.2018 deri më 15.12.2018 të mbyllet përkohësisht për qarkullim të automjeteve një pjesë e Rrugës “Zahir Pajaziti” (segmenti nga udhëkryqi i Rrugës “Zahir Pajaziti” me Rrugën “Bajram Krasniqi” deri në udhëkryqin Rrugës “Zahir Pajaziti” me Rrugën “19 Qershori)” thuhej në njoftimin e Komunës./Llapi.info