Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash afër Spitalit në Podujevë, raporton Llapi.info

Në bazë të fotografive që kanë arritur në adresë të portalit, shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një minibus dhe një veturë.

Sipas dëshmitarëve, përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Llapi.info