Lokale - eSIMy

Pasoja tjetër për Arabinë Saudite nga shteti Gjerman pas ngjarjes tragjike të Kamal Khashoggi,është ndalimi i gjitha eksporteve të armëve dhe ngarkesave tjera të blinduara.

Lajmin e bëri të ditur Ministria Federale për Ekonomi e Gjermanisë.

Kështu reagon Gjermania pas mbytjes së gazetarit në konsullatën Saudite në Stamboll.

Zëdhënësi i kësaj ministrie thekson se

“Ne punojmë për mbajtjen e licencave të vlefshme individuale, me të cilat aktualisht nuk ka eksport nga Gjermania në Arabinë Saudite”. Eksportet do të pengohen me “instrumente të ndryshme”, për të cilat nuk mund të thuhet se ka pengesa kushtetuese.

Nuk dihet saktësisht shuma e ngarkesave që janë miratuar për eksport në Arabinë Saudite.

Nuk dihet poashtu edhe sa do të zgjat kjo “embargo”, por dihet që Gjermania ka provuar të shtroj ndikimin e vet tek vendet tjera, por deri më tani pa sukses.

Presidenti francez Emanuel Macron, ka kundërshtuar iniciativën e shtetit gjerman.