Lokale - eSIMy

Në varrezat e fshatit Penuhë të Podujevës, është varrosur polici i vrarë aksidentalisht, Halit Zhdrella, raporton Llapi.info

Me ceremoni shtetërore nën pranin e familjarëve, kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, zyrtarëve policorë dhe qindrave qytetarëve, Halit Zhdrellës iu dha lamtumira e fundit.

Halit Zhdrella, 58-vjeçar, dyshohet se mbrëmë u vra aksidentalisht nga nipi i tij T. Zh, 31 vjeç në fshatin Penuhë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 21:00.

Halit Zhdrella, ka qenë toger i Policisë së Kosovës dhe ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë./Llapi.info