Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe katër fishekë gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari në fshatin Shamalluk të Podujevës, transmeton Llapi.info

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia./Llapi.info