Reshjet e borës që kanë filluar nga mesdita me intensitet të madh në Podujevë, kanë bërë që në orët e mbrëmjes të ketë vështirësi në qarkullim për veturat, raporton Llapi.info
Kësisoj, situata më e rëndë po del të jetë rruga “Qëndresa” e cila të çon për në fshatin Llapashticë. Në këtë pjesë veturat kanë mbetur në mes të rrugës, pasi që është vështirësuar qarkullimi.

Në pamjet e siguruara nga Llapi.info, shihet edhe gjendja aktuale në atë pjesë. Ndërkohë, vështirësi ka pasur edhe në rrugët tjera nëpër vende të ndryshme në këtë Komunë./Llapi.info






