Lokale - eSIMy

Të reshurat të dendura të borës kanë përfshirë qytetin e Podujevës edhe pasditen e sotme, njofton Llapi.info

Lexues të portalit kanë dërguar foto e video nga vendet të ndryshme të qytetit, ku tani pothuajse çdo gjë është zbardhuar nga bora.

Ndërkohë, sa i përket javës që vjen, situata atmosferike do të jetë e paqëndrueshme, derisa nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut. Sipas meteorologëve, do të kemi vranësira dhe shira, si dhe reshje dëbore kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore./Llapi.info