Lokale - eSIMy

Një i mitur është therur me thikë rreth orës 13:00 gjatë ditës së sotme në Podujevë, përballë shkollës ekonomike “Isa Boletini”, transmeton Llapi.info

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Në Podujevë ka ndodhur një therje me thikë. Një i mitur është therur me thikë, dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia është duke punuar për të zbardhur rastin dhe identifikojë të dyshuarit me këtë rast”, ka thënë ajo.

Edhe nga Emergjenca në Podujevë për Llapi.info kanë thënë se viktima është nisur menjëherë për tretman mjekësor në QKUK./Llapi.info