Lokale - eSIMy

Dhuna mes nxënësve në Komunën e Podujevës vazhdon të jetë prezente, raporton Llapi.info

Pas rrahjes së nxënësve përpara objektit të Shkollës Ekonomike “Isa Boletini”, të premten rrahje brutale mes nxënësve të mitur ka pasur edhe përballë Shkollës Fillore “Ibrahim Rugova”.

Në pamjet e siguruara nga Llapi.info, shihet rrahje që ka ndodhur mes tyre, madje njëri, është goditur disa herë edhe me shufër metali në kokë. Në pamjet e siguruara shihet se pas goditjeve në kokë, i njëjti kishte edhe gjakderdhje.

Kjo rrahje, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugë “Skënderbeu”. Sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa vetëm dy persona janë arrestuar.

“Rr. Skënderbeu, Podujevë 09.11.2018 – 12:35. Viktima mashkull K-Shqiptar i moshës ës mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të moshës së mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info