Qeveria spanjolle ka vendosur që t’i lejoi sportistët e Kosovës të garojnë të barabartë me shtetet tjera në garat ndërkombëtare të organizuara në territorin e saj.
Ky vendim erdhi si rezultat i presionit të vendosur nga Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ndaj Spanjës.
Spanja ishte kërcënuar nga IOC, se nëse nuk u jep të drejta të barabarta sportistëve kosovarë, më nuk do ta kenë mundësinë të organizojnë gara ndërkombëtare në vendin e tyre.
“IOC dhe Komiteti Olimpik i Spanjës dëshirojnë të shprehin publikisht kënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e marrë sot nga Qeveria Spanjolle lidhur me pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare në Spanjë”, shkruan në komunikatën e IOC.
“Me këtë vendim të komunikuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim me Josep Borrell, Qeveria e Spanjës do t’u sigurojë delegacioneve sportive të Kosovës të garojnë në Spanjë me vizën përkatëse dhe do t’i autorizojnë ata të përdorin simbolet e tyre kombëtare, himnin dhe flamurin në përputhje me protokollin olimpik”.






