Komuna e Podujevës ka njoftuar se së fundmi janë asfaltuar disa rrugë në lagje të qytetit dhe nëpër fshatra, transmeton Llapi.info

Sipas një njoftimi të fundit, kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar fshatin Peran, ku po bëhet asfaltimi i rrugës në lagjen e Sylevicëve.

“Asfaltimi i rrugëve nëpër lagje të ndryshme të qytetit dhe fshatrave vazhdon të mbetet prioritet në investimet kapitale, me qëllim të krijimit të kushteve për qarkullim më të lehtë të qytetarëve tanë”, ka thënë Veliu.

Siç njofton kumtesa, krahas kësaj rrugë, ditë më parë janë asfaltuar edhe rrugët në qytet dhe në fshatrat Sfeçël, Balloc, Llaushë, Dumnicë e Epërme, Repë dhe Surkish./Llapi.info

Image may contain: 2 people, people standing, sky and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, sky, outdoor and nature

Image may contain: 5 people, outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, tree, sky, plant, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, tree, car and outdoor