Partia Demokratike e Kosovës është duke vazhduar procesin për zgjedhjet e brendshme, dersia Naim Fetahu është kanditati i dytë për kryetar të degës së PDK-së në Podujevë, transmeton Llapi.info
“Ju njoftoj se kam shpallur kandidaturën time për kryetarë të Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Podujevë në zgjedhjet e brendshme të Dekadës së Re.”, ka shkruar Fetahu ndër tjerash në ‘Facebook’.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme edhe Fahri Osmani, ka bërë të ditur kandidaturën e tij për kryetar të kësaj dege në Podujevë.
Më poshtë postimi i plotë:
DEKADA E RE
Anëtarë dhe struktura të Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Podujevë,
Ju njoftoj se kam shpallur kandidaturën time për kryetarë të Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Podujevë në zgjedhjet e brendshme të Dekadës së Re.
E ftoj anëtarësinë e degës së PDK-së në Podujevë që mos të jetë indiferente ndaj zhvillimeve të brendshme në parti, por të jetë aktive që ta kurorëzojë me fitoren e parë në Podujevë me Dekadën e Re.
Edhe në të kaluarën PDK ka ditur të tregoj se është e aftë për tu transformuar që të mund t’i adresoj sfidat e kohës, prandaj jam optimist se Dekada e Re do të sjellë kualitete të reja, vlere të shtuara që krahas vlerave ekzistuese do të pasuroj strukturën partiake.
Gara përbrenda Degës së PDK-së në Podujevë i kontribuon pluralizmit, e kjo nënkupton një qeverisje transparente të brendshme, që do ta pasqyron edhe ndershmërinë e ardhjes në pushtet në komunën tonë.
I juaji, Naim Fetahu







