Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Sipas pamjeve të siguruara shihen ekipet e Policisë në vendin e ngjarjes dhe ato të ndihmës së shpejtë.
Si pasojë e aksidentit, në këtë pjesë janë shkaktuar kolona të gjata./Llapi.info