Futbollistët kosovarë gjithnjë janë njohur si të fortë teknikisht e taktikisht.
Si në Evropë, ashtu edhe në kampionatet në Kosovë, kosovarët kanë ditur gjithnjë të dhurojnë spektakël.
Së fundmi, një skemë e përgatitur për një gjuajtje të lirë është thjesht brilliante.
Skema në fjalë e përgatitur ndodhi në ndeshjen, Llapi – Ferizaj, në kategorinë e kadetëve.
Futbollistët llapjan e organizuan këtë skemë me përpikshmëri, duke shënuar gol në fund. Ndeshja në fjalë përfundoi me rezultat, 6-0./indeksonline






