Greqia është një prej pesë vendeve të BE-së që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Megjithëkëtë dy vendet kanë shprehur vullnetin për intensifikim të partneritetit ekonomik.

Ky vullnet është shprehur pas një takimi në Prishtinë mes Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Sekretarit për Marrëdhënie Ekomomike të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Ioannis Brachos.

“Greqia ka pasur qasje konstruktive ndaj Republikës së Kosovës dhe për këtë jemi mirënjohës. Në takim me Ioannis Brachos, Sekretar i Përgjithshëm për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, shprehëm vullnetin e përbashkët për intensifikimin e partneritetit ekonomik dhe atë të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona. Kosova është e hapur për thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, në shërbim të krijimit të një mjedisi të volitshëm për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.