Lista Serbe paralajmëroi sot se rritja e taksës së mallrave të Serbisë në Kosovë është një goditje e motivuar politikisht ndaj interesave të të gjithë qytetarëve, sepse ata do të paguajnë vetëm për shkak të çmimeve më të larta, ngjersa elitat politike do të përfitojnë si rezultat i telasheve të zakonshme të qytetarëve.
“Kjo gjithashtu krijon armiqësi të panevojshme midis popujve serbë dhe shqiptarë dhe parandalon bashkëpunimin e biznesmenëve dhe komunave nga të dyja anët e vijës administrative. Kjo masë është gjithashtu në kundërshtim me politikën e liberalizimit të tregtisë në të cilën Bashkimi Evropian qëndron sot dhe kështu është veprim anti-civilizues”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Qeveria e Kosovës të martën ka vendosur masë në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.