Për 24 orë në rajonin e Prishtinës janë arrestuar tre meshkuj, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht tre femra.

Në Lipjan dhe në Prishtinë janë regjistruar tre raste gjatë 24 orëve të fundit që kanë të bëjnë me dhunë ndaj grave.

Sipas policisë, këto raste janë trajtuar njëri si dhunë në familje, një kanosje dhe një si lëndim trupor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Lipjan është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka kanosur ish-bashkëshorten e tij.

Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër është regjistruar në lagjen “Veternik” të Prishtinës, ky i dyshuari mashkull pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër, raporton lajmi.net.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ky rast është cilësuar si lëndim trupor.

Ndërsa një rast i dhunës në familje është regjistruar në Lipjan, raporton lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë, djali ka kanosur nënën e tij dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.