Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Sibovc, raporton Llapi.info

Në këtë aksident sipas pamjeve të siguruara kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç’rast kanë mbetur të lënduar katër persona.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës.

“Nga aksidenti në fjalë kanë qenë të lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë, por se nuk kishin edhe lëndime të rënda”, ka thënë ai.

Ndryshe, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin./Llapi.info