Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me punimet në zgjerimin e lumenjve në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info
Në një postim në Facebook, shefi i grupit parlamentar i VV-së, Fitim Haziri ka thënë se Agim Veliu po krenohet me keqmenaxhimin e tij në këtë projekt.
“Edhe pse kanë kaluar gjithsej 13 seanca dhe kryetari Veliu nuk qe prezent në to (përveç ditës kur u bë betimi dhe u zgjedh kryesuesi i Kuvendit), nuk është se që nuk i përcjell ato, bile i shikon disa herë dhe merr leksion nga ato që i paraqet Lëvizja Vetëvendosje! Kjo shihet në projektin e zgjerimit të shtretërve të lumenjve, gjë e cila ishte bërë me vite nga kryetari Veliu, por jo siç ishte dashur të kryhet. Vetëm në vitin 2017 janë shpenzuar 287.817 € në rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe tani kryetari del dhe krenohet me keqmenaxhimin e tij. Për këtë projekt kryetari Veliu hap 2-3 herë tenderë 2-3, duke e keqmenaxhuar paranë e qytetarëve të Kosovës. E ai, ose ka injorancë të dyfishtë ose i ka merak tenderët”, ka shkruar ai.
Sipas tij, i pari i Podujevës Agim Veliu ka marrë leksione nga Vetëvendosje për këtë projekt.
“Më 9 mars 2018 Lëvizja Vetëvendosje! pat thirrur seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth vërshimeve që kishin kapluar rajonin e Llapit dhe në atë seancë ne i patëm paraqitur vërejtjet e tona rreth punëve të cilat ishin kryer përgjatë rrjedhjes së lumenjve. Ajo çfarë ne i patëm dhënë leksion kryetarit Veliu se si duhet të punohet ka qenë: ”Ne si grup i Lëvizjes kërkojmë nga ekzekutivi që në rishikimin të buxhetit të ndaj një shumë të konsiderueshme të mjeteve dhe të vazhdojë me zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap këtu ku ka mbetur, sepse ne mendojmë se njëra prej zgjidhjeve të këtij problem është jo vetëm zgjerimi por edhe rregullimi i shtratit në beton dhe gurë sepse e kemi rastin në Lluzhan që është bërë vetëm zgjerimi dhe anash lumit është vendosë vetëm dhe të cilin uji e ka shpërthyer dhe ka shkaktuar vërshime. Ne e dimë që lumi nuk ka mundësi të rregullohet me beton e gurë në krejt rrjedhjen e tij, por kjo duhet sa më parë për pjesën që e përfshinë qytetin ndërsa në vendet më të ndjeshme ku ka problem anash lumit të vendoset material më i fort e jo dhe i shkriftë””, ka përfunduar Haziri ./Llapi.info

Publiée par Fitim Haziri sur Dimanche 4 novembre 2018








