Një mjet shpërthyes është eliminuar nga ekipet KFOR-it në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës, njofton Llapi.info
Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, kur rastin e kishte raportuar në polici një banor i cili kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Sipas PK-së, njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa ekipi i KFOR-it austriak ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt pa ndonjë pasojë./Llapi.info






