Lokale - eSIMy

Këshilltarja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mrika Thaçi ka dhënë dorëheqje nga LDK në Podujevë duke kaluar në partinë e AAK-së, raporton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur vet Thaçi sot në seancën e rregullt në Kuvendin Komunal.

“Unë deklaroj sot më 2 nëntor se tërhiqem nga grupi parlamentar i LDK-së dhe do të kaloj në AAK në Podujevë”, ka thënë ajo në foltore, me ç’rast edhe lëshoj sallën e Kuvendit./Llapi.info