Lokale - eSIMy

Sakaq forcat policore zbuluan automjetin në autostradën Ceylanpinar-Kiziltepe rreth orës 19:30 sipas kohës lokale.
Prefekti i provincës Mardin, në juglindje të Turqisë, ka njoftuar se policia turke ka zbuluar një automjet me eksploziv.

Sipas raportimeve të Anadolu Agency (AA), në automjet janë gjetur mbi 247 kilogramë eksploziv dhe pajisje të tjera dhe mësohet se janë arrestuar 5 persona të dyshuar lidhur me incidentin.

Sakaq forcat policore zbuluan automjetin në autostradën Ceylanpinar-Kiziltepe rreth orës 19:30 sipas kohës lokale.

Operacioni u krye pasi u mësua se sasi të mëdha të materialeve shpërthyese u sollën në mënyrë të paligjshme nga grupet PKK/KCK-PYD/YPG nga Siria dhe ato do të transferoheshin në provincat e tjera turke për aktivitete bombarduese.

Materiali shpërthyes i sekuestruar në automjet u identifikua si pentaerythritol tetranitrate, i njohur edhe si PETN, thuhet në njoftim, transmeton “Shekulli”.

Një hetim mbi incidentin ka filluar nga Zyra e Prokurorit Publik në Mardin.