Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Brecë të Podujevës, tre të dyshuar kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, raporton Llapi.info
Sipas Policisë, njëri është arrestuar, kurse dy të tjerë janë në arrati.
“Fshati Brecë, Podujevë 30.10.2018 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti së bashku me dy të dyshuar të tjerë meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë në arrati, kishte penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë viktimat meshkuj K/Shqiptarë. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Llapi.info






