Një shtetas kosovar, i cili ishte dënuar në Itali për disa vepra penale, është ekstraduar nga Interpol Tirana.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. K., 42 vjeç, banues në Prizren, është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim nga drejtësia italiane.
Mësohet se më 11. 09. 2018, ai u dënua nga Autoritetet Gjyqësore Itali për veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Kanosja”, raportojnë mediat në Shqipëri.






