Lokale - eSIMy

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, komentoi deklaratën e tij se Kosova është shtet shkaktoi reagime të shumta në Serbi.

Ai u tha gazetarëve në Beograd se bëhet fjalë për qëndrimin tashmë të njohur të Shteteve të Bashkuara dhe se ai nuk kishte parë ndonjë gjë të diskutueshme në atë deklaratë.

Diplomati amerikan tha se nuk beson se deklarata e tij do të ndikojë në marrëdhëniet e mira midis Beogradit dhe Washingtonit, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se në mes të tetorit, Scott deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtura por është Qeveria e Kosovës, që është shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur.