Lokale - eSIMy

Këshilltari i vetëm nga radhët e AAK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës, Patriot Rudari, ka reaguar siç e quan ai mos ftesën e tij si përfaqësues i partisë në takimin e kryetarit të Podujevës, Agim Veliu me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë Peter Beyer dhe drejtorin e KAS-it për Maqedoni dhe Kosovë, Johanes Rey, njofton Llapi.info

Sipas Rudarit, në këtë takim ishin të ftuar të gjithë partitë në Komunën e Podujevës, përveç AAK-së.

“Ne kuvendin komunal subjektin politik AAK e perfaqsoj vetum une, e komuna I ka thirre te gjitha partite perveq te AAK. Nese komuna deshiron me mu perzie ne parti politike,eshte mire me dal publikisht”, ka shkruar Rudari.

Në anën tjetër, këtë takim e ka quajtur “drekë pune”, këshilltari i PD-së në Podujevë, Benjamin Ejupi.

“Drekë pune me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, dhe raportues për Ballkanin Perendimor z. Peter Beyer dhe drejteorin e KAS-it për Maqedoni dhe Kosovë z. Johanes Rey”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, sipas kumtesës së komunës së Podujevës, i pari i Podujevës, Agim Veliu ka informuar deputetin e Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer dhe drejtorin e KAS-it për Maqedoni dhe Kosovë, Johanes Rey, për investimet e bëra në Komunën e Podujevës./Llapi.info

Fotografia e Benjamin Ejupi

Fotografia e Benjamin Ejupi