Lokale - eSIMy

Kristiansundi ka shënuar fitore në udhëtim përballë Valerengas me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 26-të të elitës së futbollit të Norvegjisë. Dy golat i kanë shënuar futbollistët shqiptarë, Liridon Kalludra (51′) dhe Flamur Kastrati (62′).

Ndërkohë mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, ka ndihmuar Startin të shënojë fitore në udhëtim ndaj Tromsos me rezultatin 2:1. Shala shënoi golin e parë në minutën e 42-të. Shala u zëvendësua në minutën e 94-t, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë në Kategorinë e Dytë të Suedisë vendimtar në fitoren e Eskilstunas ishte Anel Rashkaj. Eskilstuna mposhti të dielën Falkenbergsin me rezultatin 1:0, në ndeshjen e javës së 27-të, kurse Rashkaj realizoi golin e vetëm.

Në kategorinë e dytë të Italisë, përkatësisht Serie B, të shtunën asistues në golin e barazimit të Brescias ishte Emanuele Ndoj.