Lokale - eSIMy

Shemsi Jashari nga organizata joqeveritare “Demokracia Fillon Këtu” ka reaguar ndaj Sindikatës së Arsimit në Podujevë, njofton Llapi.info.

Jashari, përmes një shkrimi të gjatë ka shkruar se kjo sindikatë, e udhëhequr nga Fadil Halimi, po u shërben vetëm interesave të pushtetit në Podujevë.

“Sot, Sindikata e Arsimit fillor dhe e arsimit të mesëm (SAF e SAM) në Podujevë paska mbajt mbledhje dhe paska zbulu se, për nivelin e ulët të rezultateve në arsim mes tjerash fajtor qenka edhe shoqëria civile!!!! E rendësishme është se kush e ka bërë këtë zbulim epokal! Një njëri “superman” që përfaçson gjithçka që I duhet pushtetit në Podujevë?
Kur i duhet pushtetit (Agim Veliut) ky njëri fol në emër të mediave lokale të Podujevës, për ti hapur rrugë për procese të caktuara”

Sipas Jasharit “Kur i duhet për ti bërë presion qeverisë për favore të LDK-së, flet në emër të sindikatës së mësimdhënsve për të kërcnuar me greva, rritje pagash, bojkot të arsimit e krejt kjo ne llogari të nxënësve që herë pas here i ndjekin oborrit për ti rrahur!”

“Drejtori i kësaj organizate ka thënë se e gjithë se “tani kur i duhet prapë pushtetit (Agim Veliut) me përgatit terrenin për të kthyer në punë një arsimtar që sulmon nxënësit në oborr të shkollës “live”, prap del e flet dhe gjenë fajtorin tek një pjesë e opozitës dhe sidomos shoqërisë civile që ka bërë presion pa të drejt për ta hetuar rastin e rrahjes së një nxënësi.”

“Ky zotria si argat i mirë që është, po harron se ne e dimë mirë nivelin e cilësisë në mësimdhënie, e për ata që nuk dinë le te lexojnë raportet e suksesit ndër vite,gjithashtu raportet ndërkombëtare që flasin për cilësinë e arsimit fillor në vendin tonë. S’kan pse çuditen hiç kur nxënës që nuk i kan edukuar si duhet, sillen pa edukatën e mjaftueshme dhe bëjnë kësi skena çfar po i shohim çdo ditë.

Ky zotria po harron që ne e dimë të gjithë se si ky përsonalisht, e si bashkëpartiaku i tij i LDK-së, tani i suspenduar, në momentin që kanë përzier profesionin më fisnik mësimdhënien me profesionin më të përfolur politiken kanë hequr dorë nga të qenurit i paanshëm,i besueshëm, prindi i dytë i fëmijës.

Ky zotria po harron se ne e dimë se po kjo sindikatë s’ka guxuar ti nënshtrohet testit të njohurive bazike për mësimdhënsës dhe atë kohë, kërcënonin me greva e bojkot nëse detyrohen të testohen, kjo pasi e dinë mirë se mbi gjysma e tyre sidomos këto emërimet politike nuk do ta kalonin testin për mësimdhënës e tani, pa fije turpi fëmijët i akuzojnë se s’kan mirësjellje!!!!

Ky zotria “se ka fort keq” kur flet e çka flet, pasi prindërit heshtin, një pjesë e opozitës heshtë, e shoqëria civile nuk bënë sa duhet për të denoncuar të këqijat që po e mbytin shpresën për të jetuar në këtë vend”, shton tutje Jashari në reagimin e tij ndaj sindikatës së SAF e SAM” ka shkruar ndër të tjera ai.

Tutje, Jashari ka thënë se “sot shumica e këtyre fëmijëve që këta (soji i këtij) i “edukojnë” posa të mbushim moshën madhore duan të ikin nga ky vend. E pse? Sepse ky lloj i njerëzve, pajtohet me të keqën, amneston të keqën, hesht për të keqën, për pak privilegje edhe e pranon të keqën. Unë nuk dua të gjykoj fajsinë e arsimtarit të anglishtes, atë duhet ta bëjnë organet përgjegjëse, por si sjellje, si gjest nuk ishte i mirë e as i denjë për një mësimdhënës çfar na duhet. Me bindje ju them gabim e keni, nëse shteti nuk kryen punë sipas ligjit, qytetarët mund të gabojnë ta marrin drejtësinë në dorë dhe në atë rast askush nuk fiton. Prindërit duhet të angazhohen më shumë për fëmijët e tyre, sepse jo të gjithë ata që kanë ditar ne dorë janë të denjë për të”, ka përfunduar shkrimin e tij Jashari.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Sindikata e Arsimit në Podujevë ka akuzuar partitë opozitare dhe shoqërinë civile të cilët, sipas kësaj sindikate, bënë presion për suspendimin e profesorit, Sabit Kopalla pas publikimit të një videoje nga portali Llapi.info në të cilën ai shihet duke e goditur një nxënës në oborrin e shkollës fillore “Ibrahim rugova”, shkollë në të cilën gjenden tri paralele të gjimnazit “aleksandër Xhuvani”./Llapi.info