Sindikata e Arsimit fillor dhe e arsimit të mesëm (SAF e SAM) në Podujevë në mbledhjen e mbajtur me kryetarët e Shoqatave sindikale kanë shprehur edhe një herë mbështjetjen e tyre ndaj profesorit të gjuhës angleze në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, Sabit Kopalla lidhur me rrahjen e një nxënësi që ndodhi javë më parë, njofton Llapi.info.
Kjo sindikatë, thotë se këtë masë të rëndë ndëshkuese ndaj profesorit, DKA në Podujevë duhet tërhequr sa më parë dhe t`i kërkoj falje atij.
Përvec kësaj, SAF e SAM ka diskutuar edhe për pozitën diskriminuese të mësimdhënësve me ligjin e ri të punës, për zvarritjen projektligjit të viteve 90-ta dhe ndryshimin e tij nga Komisioni parlamentar, për mosrespektimin e Kontratës kolektive të DKA-së për pagesën e pagave jubilare të mësimdhënësve dhe tri pagave përcjellëse në rastin e pensionimit të tyre, mospagesën e përvojës së punës nga muaji Prill i këtij viti etj.
Më poshtë ja edhe komunikata e plotë e SAF e SAM në Podujevë
Degradimi deri në këtë shkallë i mësimdhënësve dhe i arsimit në përgjithësi nga subjektet politike, shoqëria civile dhe pushteti komunal e ai qendror po i jep hapësirë edhe huliganizmit që të veprojë në shkolla tona. Kjo gjendje e akumulueme ndër vite I ka prodhuar edhe incidentet në shkolla dhe sulmet verbale e fizike të mësimdhënëve. Pasojë e kësaj gjendje është mungesa e ligjeve që i mbron mësimdhënësit nga huliganizmi dhe mosfunksionimi i Këshillave të prindëve në disa shkolla. Në disa shkolla huliganët hyjnë të papenguar deri në orën mësimore të mësidhënësit, e të cilët nuk kanë të drejtë as të frekuentojnë në oborret shkollave.
Ndërsa incidenti i fundit i profesorit të Gjimnazit Sabit Kopalla është brengosës për faktin se ai është përpjekur të evitoj më të keqen në një përleshje të nxënëve në oborrin e shkollës dhe është suspenduar nga DKA pas presioneve të shumta të disa subjekteve politike opozitare të komunës dhe disa organizatave joqeveritare.
Këtë masë të rëndë ndëshkuese ndaj profesorit, DKA në Podujevë duhet tërhequr sa më parë dhe t`i kërkoj falje atij. Për ligjin e ri të pagave sindikalistët llapjanë patën shumë kritika në adresë të MASHT-it deri në shkarkimin e ministrit Shyqiri Bytyqi, i cili gjatë kohës së hartimit të projektligjit të pagave ka qëndruar në “gjumë të thellë”. Për këtë temë ka diskutuar më gjersishtë anëtari I Këshillit të SBASHK-ut Besim Gashi, I cili pohoi se koficienti prej 2.0 për qind është degradues për kategorinë e arsimit dhe u kërkua nga Qeveria që të ngrisë shkallën e koficientit në 2.5 për qind. Sindikata e Arsimit në Podujevë kërkon nga DKA që të filloj pagesën e pagave jubilare të punëtorëve arsimorë dhe të tri pagave të pensinistëve që nga nga janari I vitit 2015 kur ka nisur së zbatuari kontrata kolektive e punës.






