Me ratin e hapjes së panairit tradicional të “Mjaltit të Llapit” kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu ka premtuar mbështetje për bletarët e kësaj komune, shkruan Llapi.info.
Veliu ka thënë se bletarët do ta kenë “mbështetjen institucionale edhe në të ardhmen, duke u ndihmuar në rritjen e numrit të shoqërive të bletëve dhe duke iu mundësuar kushte më të mira për punë”
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Komuna e Podujevës në bashkëpunim me shoqatat e bletarëve llapjanë, kanë organizuar Panairin tradicional “Mjalti i Llapit”.
Ky panair është hapur në Sheshin e Qytetit në Podujevë dhe do të zgjasë dy ditë (19 dhe 20 tetor)./Llapi.info









