Një person me inicialet L.R është ndaluar nga Prokuroria Themelore e Pejës me dyshimin se ai kishte kanosur të dëmtuarën V.M pasi që e kishte marr nga Mali i Zi me qëllim që kjo e fundit të tërhiqte ndjekjen penale ndaj tij.
Me t’u vërejtur ky rast, prokurori i çështjes ka urdhëruar ndalimin e L.R i cili gjendej në hollin e objektit të tyre dhe tashmë ndaj tij është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve.
Po ashtu ndaj të pandehurit, Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, me dyshimin se ai mund të përsërisë veprën e njëjtë në dëm të dëmtuarës.






