Foto ilustrim
Lokale - eSIMy
Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare . Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje”.