Policia e Kosovës ka gjetur sot veturën me të cilën një ditë më parë persona të armatosur kanë hyrë në Terminalin Doganor në Merdarë për të plaçkitur.
Vetura, e cila është pa targa, është gjetur në fshatin Dobratin të Podujevës.


Policia nuk ka arritur që të kap të dyshuarit, ndërsa besohet se kjo veturë është përdorur edhe në disa vjedhje tjera, që janë kryer nën kërcënimin e armeve në rajonin e Podujevës.
Persona të armatosur dje kanë hyrë në objektin e Terminalit Doganor në Merdarë të armatosur me armë të gjata “Kallashnikov” dhe nën kërcënimin e armeve kanë tentuar të plaçkitin, por që sipas zyrtarëve policorë, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin asgjë.






