Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Kërpimeh të Podujevës, njofton Llapi.info.
sipas dëshmitarëve nga ky aksident lëdime ka marrë drejtuesja e veturës.
Sipas fotografive të dërguara në Llapi.info në aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë.
Nga Emergjenca e Podujevës kanë thënë për Llapi.info se nuk kanë marrë ndonjë informatë për të lënduar, përveç nëse ndërrimi i kaluar ka reaguar në ndonjë rast.
Siç shihet edhe në fotografi, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.
Dëshmitarët kanë thënë se shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë kyqja e pasigurt e veturës në rrugë./Llapi.info








