Lokale - eSIMy

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës u miratua propozimi për riemertimin e rrugës “Çlirimi”.

Tash e tutje kjo rrugë që gjendet afër spitalit në drejtim të Rrugës B do quhet “Arbënor e Astrit Dehari”.

Të dy vëllezërit kishin qenë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Përderisa Arbënori u nda nga jeta në moshën 28 vjeçare katër vjet më parë, Astriti vdiq më 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren.