Lokale - eSIMy

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sot duket se e ka “thyer” kodin e veshjes në Kuvendin e Kosovës.

Ajo në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku është zëvendëskryetare, ka zgjedhur të veshë fanellën e tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës, Dardanëve.

“Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mbikqyrje të AKI-së. E thyem pak kodin e veshjes zyrtare në përkrahje të tifozëve #Dardanë në prag të ndeshjes KOSOVA : MALTA”, ka shkruar deputetja Musliu në llogarinë e saj në Instagram.