Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve të cilët për Llapi.info kanë dërguar video, kanë thënë se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar, me ç’rast janë parë edhe ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i këtij aksidenti, në këtë magjistrale janë krijuar edhe kolona të gjata.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkakun e aksidentit.

Ndryshe, pak kohë më parë në po këtë magjistrale ka ndodhur një tjetër aksident, konkretisht në fshatin Sibovc ku ka mbetur i lënduar një person./Llapi.info