Gjykata e Ferizajt ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për gjashtë të arrestuarit, të dyshuar për përdorim dhe shitje të substancave narkotike.
Lajmin ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.
I përfshirë në grupin e të arrestuarve është edhe një zyrtar policor i stacionit të Ferizajt B.J.
KALLXO.com ka raportuar në lidhje me arrestimin e zyrtarit policor të cilit në Pikën Kufitare në Vërmicë gjatë kontrollit të tij dhe veturës së tij i është gjetur një sasi e lëndëve narkotike të llojit kokainë.






