Lokale - eSIMy

Sabit Kopalla, profesor i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në një video të siguruar nga portali Llapi.info, shihet duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.

Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë treguar për portalin, kanë thënë se rasti ka ndodhur të premten e kaluar, teksa në video të dërguar ekskluzivisht shihet sulmi ndaj nxënësit edhe pas përpjekjeve të shumta të nxënësve të tjerë për ta ndaluar profesorin e Gjuhës Angleze.

E gjithë kjo kishte ndodhur në oborrin e shkollës fillore ‘Ibrahim Rugova’ ku edhe janë disa paralele të gjimnazit ‘Aleksandër Xhuvani’, e përgjegjës i këtyre paraleleve, është pikërisht Sabit Kopalla.

Në lidhje me këtë incident, profesori Kopalla është intervistuar edhe nga Policia e Kosovës.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor të Podujevës, Bekim Bislimi i cili ka thënë se profesori në fjalë është marrë në pyetje.

“Lidhur me incidentin e raportuar më datë 03.10.2018 në shkollën “Ibrahim Rogova” me ç’rast të involvuar ishin një mësimdhënës dhe një nxënës, ne kemi ndërmarr veprimet e nevojshme policore në këtë drejtim. Kemi intervistuar palët, me urdhër të Prokurorit të shtetit është hapur rasti ,,Sulm””, ka treguar Bislimi.

Ndërsa, në një deklaratë të mëhershme për media, Kopalla kishte thënë se nuk kishte sulmuar askënd, dhe se vetëm kishte ndërhyrë për të ndarë nxënësit që ishin duke u përleshur. Mirëpo, nga pamjet e siguruara shihet teksa profesori Kopalla sulmon nxënësin.

Në lidhje me këtë rast, Llapi.info ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës, mirëpo nga kjo drejtori nuk është kthyer asnjë përgjigje se a është ndërmarrë ndonjë masë ndaj profesorit./Llapi.info