KEDS-i, të hënën, ka publikuar orarin më të ri të reduktimeve me energji elektrike për qytetet e Kosovës për ditët e ardhshme, njofton Llapi.info
Sipas njoftimit këto vende do të mbesin pa energji elektrike ditët e ardhshme në Podujevë:
Më 10.10.2018 në TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Ballovci (Kodi: 14000008) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Surkishi, Lladofci, Sveqël, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica dhe Turuqica.
Arsyeja e ndërprerjes: Revizion i LP 10 kV.
Më 12.10.2018 në TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10/0.4 kV Lagjja e Gjingollëve (Kodi: 14000009228) prej orës 09:00 deri në ora 17:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja e Gjinollëve.
Arsyeja e ndërprerjes: Punime në rrjet nga firma Monting.






