Lokale - eSIMy

Këshilltarja nga radhët e PDK-së në Podujevë, Floretë Zejnullahu së bashku me vajzat e Rinisë Demokratike të Podujevës, kanë shpërndarë fletushka informuese mbi simptomat e kancerit të gjirit dhe testet dhe kontrollet që asnjë grua nuk duhet t’i anashkalojnë.

Sipas saj, informimi dhe sensibilizimi i çon në zbulim dhe diagnostifikim të hershëm të kësaj sëmundje.

“Meqenëse Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sot bashkë me vajzat e Rinisë Demokratike të Podujevës, shpërndamë fletushka informuese mbi simptomat e kancerit të gjirit dhe testet dhe kontrollet që asnjë grua nuk duhet t’i anashkalojë. Informimi dhe sensibilizimi çon në zbulim dhe diagnostifikim të hershëm të kësaj sëmundje. Çdo vit kanceri i gjirit u merr jetën mijëra vajzave e grave kudo në botë! Vetëdijësohu, zbuloje, luftoje!”, ka shkruar ajo./Llapi.info