Lokale - eSIMy

Edhe partia FJALA dega në Podujevë, ka reaguar gjatë ditës sotme lidhur me rastin e dhunës fizike të profesorit ndaj një nxënësi, njofton Llapi.info.

Lidhur me këtë rast FJALA ka thënë se “nuk do ndalemi derisa ky person të marrë denimin e merituar, nuk do e lemë vetëm me ketë reagim, por fillimisht do presim reagimin e Drejtorisë se Arsimit të Podujevës dhe Kryetarit të Komunës se Podujevës, përndryshe do të ndërmarrin hapat tjerë të nevojshëm”

Më poshtë ja edhe komunikata e plotë :

Kerkojmë LARGIM të menjëhershëm nga puna të “profesorit” që rrahu nxenësin në Gjimnazin e Podujevës –

Ne FJALA dega e Podujevës ndjehemi të shqetësuar jashtëzakonisht shumë rreth kësaj dukurie tashmë shpesh të përseritur në komunën e Podujevës, por rasti i fundit pamarrë parasysh shkaqet që kanë sjellur në një moment të tillë është e papranueshme rrahja e profesorit ndaj nxenësit.

Ne kerkojmë nga organet kompetente të merren seriozisht me ketë rast dhe ti shqiptohet denimi i merituar, kurse nga Drejtoria jofunksionale e përgjumur e Podujevës kerkojmë që me efekt të menjëhershëm të largojnë nga puna ketë person dhe të behët shembull edhe për shumë tjerë që kanë këto sjellje.

I lutemi Komunës së Podujevës që njëherë të vetme të mendoj për të mirën e qytetarëve dhe të lerë anash interesat partiake duke pasur parasysh se “profesori” është anëtar i LDK dhe ish kandidat për asamble i kësaj partia që udhëheq në Podujevë.

Ne FJALA nuk do ndalemi derisa ky person të marrë denimin e merituar, nuk do e lemë vetëm me ketë reagim, por fillimisht do presim reagimin e Drejtorisë se Arsimit të Podujevës dhe Kryetarit të Komunës se Podujevës, përndryshe do të ndërmarrin hapat tjerë të nevojshëm.

FJALA – Podujevë
06.10.2018