Lokale - eSIMy

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, në komunën e Podujevës, Arber Blaku i ka dalë në mbrojtje profesorit i cili gjatë ditës së djeshme ka rrahur një nxënës në oborrin e shkollës fillore “Ibrahim Rugova”, shkruan Llapi.info.

Blaku në një postim në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi me profesorin e gjuhës angleze, Sabit Kolla, ka shkruar se sot jam 100% me profesorin.

“Sot jam 100% me prof. Sabit Kopalla ne problemin qe i ka ndodh dje ne shkolle…krejt ata qe i ka pas nxenes e njohin si profesor qe pa e mbeshtet per muri nuk reagon ne ate menyre…kujdestar rri i qete se nxenesit e tu ta njohin karakterin dhe qasjen ndaj neve, te mbeshtesim deri ne fund”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se deri më tani reagimin e vetëm e ka bërë shoqëria civile në këtë komunë të cilët kanë thënë se Sistemi arsimor në Podujevë qysh moti është në rrezik si pasojat e neglizhencës afatgjate të qeverisjes lokale, ne raport me arsimin fillorë dhe të mesëm në Komunën e Podujevës”./Llapi.info