Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:30 në Podujevë, ka ndodhur një rast i dhunës në familjare, njofton Llapi.info

Raportohet se i dyshuari ka rrahur gruan dhe djalin e tij, si rezultat i dhunës së ushtruar djali ka pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar dhe kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij”, thuhet në raportin e policisë./Llapi.info