Lokale - eSIMy

Sot KFOR-i gjerman po largohet nga Prizreni, me ç’rast është paraparë të mbahet një tubim rreth orës 16:00

Kështu ata i kanë dhënë fund një periudhe 19 vjeçare të shërbimit në qytetin e lashtë kosovar.

Për ta shënuar këtë ditë në Kosovë do të qëndrojnë Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maria Flachsbarth, dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn, njofton Klan Kosova.

Gjatë vizitës së tyre, sekretarët parlamentarë do të takojnë Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Në Kampin Fushor gjerman në Prizren nga ora 15:15 mbahet një shëtitje nëpër Kampin Fushor. Kurse, pas orës 18:00, në selinë e kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, organizohet një pritje për mysafirë, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga politika gjermane dhe ambasdori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Christian Heldt, si dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.