Lokale - eSIMy

KEDS-i, ka bërë të ditur orarin më të ri të reduktimeve me energji elektrike për disa fshatra të komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.

Më 03.10.2018 në NS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Letanci (Kodi: 14000012) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Obrançë, Peran, Obrançë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepaj, Dobratin 1 dhe Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i një transformatori të ri Sn=160kVA në projektin Bradash Kulla dhe vendosja e grupit matës si dhe demontimi i LP ekzistues dhe vendosja e përçuesve të rinj.

Më 03.10.2018 në NS 220/35/10 kV Podujeva do te ndërprehet:

Dalja 10 kV Livadicë (Kodi:14000011) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dumnicë, Shtedim, Mirovc, Livadicë dhe Doganë.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion në LP.