Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ka folur edhe për projektligjet e FSK-së me ç’rast tha se nuk ka nxitim për formimin e ushtrisë

Sipas tij, asgjë nuk është me nxitim dhe se do t’i ndjekin procedurat e zakonshme.

“Lidhur me ligjet e FSK-së, ato ndodhen në komisione, janë procedura të zakonshme, nuk e kemi asnjë nxitim, do të ndodhin procedura të leximit të parë, të dytë e të tretë deri tek votimi”, tha Haradinaj, transmeton zëri.info

Ai ka bërë të ditur se këto projektligje tashmë janë proceduar për në Kuvend të Kosovës, përkatësisht në Komisione parlamentare.