Lokale - eSIMy

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, ka dhënë detaje rreth procesit të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, që filloi ditë më parë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Gjatë një konference për media, Bytyqi bëri të ditur se 217 mësimdhënës do t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës i cili nis në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë dhe Gjilan.

Përzgjedhja e mësimdhënësve është bërë dhe kjo fazë e vlerësimit do të përfundojë në vitin 2021, kur edhe do të fillojë faza tjetër.

‘Kjo është ditë e rëndësishme për arsimin në vend. Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe është bërë përzgjedhja e mësimdhënësve. 217 mësimdhënës do t’i nënshtrohen vlerësimit’.

’46 inspektorë do të vlerësojnë këtë proces, 2021 përfundon faza e para e vlerësimit edhe fillon përsëri. Qëllimi është të ngrihet cilësia në arsimin parauniversitar në Kosovë. Të gjithë mësimdhënësit duhet të kenë përgatitje si dhe zhvillim e vazhdueshëm në karrierë’, ka thënë më tej Bytyqi.