Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë është arrestuar një person, transmeton Llapi.info
Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull.
“Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë 01.10.2018 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje te mëhershme ka kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia./Llapi.info






