Lokale - eSIMy

Endrit Shala, anëtar i Nismës Socialdemokrate, me kërkesë të partisë së tij, është emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Kërkesën e kësaj partie pritet që ta miratojë kryeministri Haradinaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur për KTV-në zyrtarë të kësaj partie. Endrit Shala, i cili deri me tani mbante postin e shefit të Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, është njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbetur pa ministër pas dorëheqjes së Bajram Hasanit.